Secondary Adv

BE propozon paketen e nente te sanksioneve kunder Rusise

Komisioni Europian ka njoftuar një paketë të nëntë të sanksioneve kundër Moskës.

 

Komisioni Evropian propozon të sanksionojë, në paketën e nëntë, 200 rusë të tjerë (përfshirë politikanë dhe oficerë ushtarakë) dhe tre banka ruse. Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

Paketa e sanksioneve përfshin gjithashtu kufizime në eksportet në Rusi, veçanërisht në lidhje me dronët. "Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës dhe po e bëjmë Rusinë të paguajë për mizorinë e saj.

 

8 paketat aktuale të sanksioneve që kemi prezantuar deri më tani janë tashmë të vështira. Sot ne rrisim presionin ndaj Rusisë me një paketë të nëntë", tha Ursula von der Leyen./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat