Secondary Adv

25 Bashki shpenzuan 405 mije euro per dekoret e fundvitit, kush kryeson

Festat e fundvitit po afrojnë dhe si çdo herë 61 bashkitë e vendit zbukurojnë sheshet kryesore të qyteteve.

 

Pavarësisht inflacionit të lartë dhe krizës ekonomike që vendi po kalon, bashktië nuk janë kursyer në dekore. Vetëm 40% e bashkive ose 25 prej tyre  janë treguar transparente në publikimin e tenderave përkatëse për shpenzimet e kryera.

 

Bashkia e Durrësit ka shpenzuar 129 mijë euro për dekoracionet e ndryshme në qytet si dritat, pema e vitit të ri, zbukurime institucioneve etj.

 

Fill pas Durrësit qëndron Korça me 38 mijë euro shpenzime si për qendrën e qytetit por edhe për pazaret tradicionale dhe Himara me 35 mijë euro.

 

Gramshi ka blerë 26 mijë euro zbukurime të ndryshme ndërsa Kamza ka shpenzuar për dekorimin e rrugëve por dhe institucioneve 21 mijë euro.

 

Të tjera bashki përfshijnë blerje që nuk I kalojnë shpenzimeve mesatare që një bashki ka kryer këtë vit. As gjysma e bashkive të vendit tonë kanë harxhuar për dekorimet e qyteteve për 2022-2023 rreth 405 mijë euro./Burimi: SCAN


Më të lexuarat