Secondary Adv

Zvicra miraton marreveshjen per sigurimet shoqerore me Shqiperine

Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.

 

Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, ju paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

 

Ministrja Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije lajmin e mirë dhe ka sqaruar se një marrëveshje e tillë pritet të nënshkruhet shumë shpejt edhe me Italinë.

 

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.

 

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike. 

 

Kryeministrja Giorgia Meloni gjatë takimit me Kryeministrin Rama, dy ditë më parë në Tiranë tha se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat