Secondary Adv

Shqiptaret shpenzojne vetem 4 euro ne vit per te siguruar pronen e tyre

Pavarësisht përmbytjeve që po gadasin rregullisht vendit vitet e fundit, sigurimi i pronës kundër fatkeqësive natyrore mbetet në nivele shumë të ulëta.


Nga të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rezulton se për vitin 2015, primet e sigurimit nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës zinin vetëm 11.8 për qind të totalit të primeve të sigurimit, edhe pse kundrejt vitit 2014 është shënuar një rritje me 5.82%.


Në total, familjet shqiptare kanë shpenzuar 1.54 miliardë lekë për të siguruar pronat e tyre nga këto të papritura.

Sipas përllogaritjeve, cdo shqiptar ka shpenzuar mesatarisht më pak se 4 euro në vit për këtë qëllim. Një nivel shumë më i ulët krahasuar me vendet e tjera.Tregu i sgurimeve në Shqipëri mbetet i orientuar nga sigurimi i automjeteve që është i detyrueshëm me ligj. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë viti 2015, 64.3% e totalit të tregut të sigurimeve përmbahej nga sigurimi i makinave.


SIGURIMI I PRONËS NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Viti 2015                                  11.8% e totalit të primeve
Rritja vjetore                           5.82%
Viti 2015                                  1.54 mld lekë


Më të lexuarat