Borxhet e larta te bashkive, qeveria ndryshon ligjin 09-12-2022
Borxhet e bashkive kanë detyruar ministrinë e financave që të propozojë disa ndryshime ligjore që synojnë të ulin nivelin e detyrimeve.
Aktualisht borxhet në 61 bashki të vendit rezultojnë se janë mbi 6.6 miliardë lekë deri në muajin shtator të vitit 2022. Ministria ka propozuar në ligjin për “financat e vetëqeverisjes vendore” një shtesë për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre me anë të përdorimit të fondeve të trashëguara dhe të pa angazhuara nga viti i kaluar.
Në këtë mënyrë jo më pak se 30 për qind e tyre duhet të përdoren automatikisht për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe pagimin e nën huave të papaguara në kohë.
Ndryshimet ligjore parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2023, në mënyrë që pushteti vendor të ketë bërë bilancin e buxhetit të një viti më parë dhe të mund të nisë përdorimin e fondeve.
Peshën kryesore të detyrimeve në bashki e mbajnë vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna e më pas vijnë shërbimet, investimet pa fonde dhe mirëmbajtja.
Edhe në rang bashkish nivelin më të lartë të borxhit e ka Tirana me 1.4 mld lekë e ndjekur nga Kavaja me 741 mln lekë, si dhe Vora 413 mln./Burimi: abcnews.al
Më të lexuarat
Ministri i Bujqësisë i Kosovës: Po rishikojmë barrierat administrative për tregtinë me Shqipërinë Lehtësimi i tregtisë së produkteve bujqësore dhe forcimi i bashkëpunimit ishin në fokus të takimit mes ministrave të Bujqësisë të Shqipërisë dhe Kosovës.Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore dhe lehtësimi i qarkullimit të produkteve bujqësore ishin në fokus
18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Tirana mbetet ndër qytetet më të papërballueshme në Europë për blerjen e një banese, sipas të dhënave të fundit të Numbeo.Kjo do të thotë se blerja e një shtëpie në kryeqytetin shqiptar është më e vështirë sesa në qytete si Vjena, ku nevojiten rreth 17.4 vite të ardhura
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore, Fokusi në qendrat urbane dhe zonat turistike Kabllot ajrore, të cilat janë kthyer në shenja identifikuese të qyteteve shqiptare për vite me radhë, do i nënshtrohen ndërhyrjeve për eleminimin e tyre.Lajmi është bërë I ditur nga Kryeministri Rama disa ditë më parë. Televizioni SCAN mëson se ndërhyrjet konkrete në terren do
Ministri Salla: Shtyhet me 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyrë me 10 ditë, njoftoi ministri Andis Salla gjatë një konference me homologun e Kosovës.Ministri Salla tha se vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për shkak të numrit të lartë t
FSHZH, rishpall tenderin për transformimin e bregdetit të Durrësit, rritet fondi në në 8.5 mln euro Qeveria ka hapur një tender prej rreth 8.5 milionë euro për projektimin e transformimit të vijës bregdetare të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri te Kavalishenca, me synim kthimin e saj në hapësirë turistike dhe urbane.Kjo nuk është hera e parë që çelet kjo procedurë pasi më herët
Rikonstruksion rrjetit elektrik në Berat, OSSH hap garën Drejtoria Rajonale e OSSH Berat ka hapur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit elektrik, një investim me vlerë rreth 200 milionë lekë që përfshin ndërtimin e një fideri të ri dhe rehabilitimin e kabinave elektrike.Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e
Kadastra nis legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, trajtohen 500 objekte Kadastra ka nisur legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Tiranë-Durrës.Procesi i legalizimit të objekteve përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë përfshin verifikim të detajuar në terren për secilin objekt, prandaj sipas Kadastrës, bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për
Çmimi i naftës rikthehet në nivelet e paraluftës, ndërsa flukset nga Gjiri Persik rriten Nafta Brent bie nën 72.48 dollarë për fuçi, niveli ku tregtohej në fund të shkurtit, përpara shpërthimit të konfliktit me Iranin.Çmimi i naftës Brent ra nën nivelin që kishte përpara nisjes së luftës me Iranin, pasi një valë nafte e grumbulluar nisi të qarkullonte nga Gjiri
Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 mln euro Deficiti tregtar i Kosovës me Italinë është thelluar edhe më shumë gjatë vitit 2025, si pasojë e rritjes së importeve dhe rënies së vazhdueshme të eksporteve. Importet nga Italia kanë arritur në 369.4 milionë euro, ndërsa eksportet kanë zbritur në vetëm 28.9 milionë.Shkëmbimet
Thellohet dominimi i pasurive të paluajtshme në investimet e huaja, totali mbi 2.8 mld euro Investimet e huaja direkte po dominohen gjithnjë e më shumë nga pasuritë e paluajtshme.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për tremujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 172 milionë eurove, në rritje me 65% më shum