Secondary Adv

Ministria e Bujqesise: Importet bujqesore gjate 2015-es u ulen ne 86.1 miliard lek

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se importet e produkteve bujqësore gjatë vitit 2015 regjistruan vlerën e 86.1 miliardë lekëve nga 90.9 miliardë lekë që ishin gjatë 2014-ës.


Sipas të dhënave zyrtare, defiçiti tregtar është regjistruar në rreth 60.9 miliardë lekë, ndërsa eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale gjatë vitit 2015, kanë arritur në vlerën e rreth 20.7 miliardë lekëve, duke shënuar kështu një rritje me rreth 3.8 miliardë lekë në krahasim me vitin 2014.Politikat e subvencionimit adresuar sektorit bujqësor, por edhe orientimi i prodhimit për rritjen e eksporteve drejt tregjeve europiane bënë që viti 2015, të jetë i mbarë për fermerët shqiptarë. Por edhe sektorët e tjerë si agroindustria dhe blegtoria, kanë performuar pozitivisht, bëri të ditur ministria e Bujqësisë.


Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë se sektori i bujqësisë po performon pozitivisht, pavarësisht problematikave me të cilat është përballur si përmbytjet e fillimvitit, apo edhe mungesës së incentivave gjithpërfshirëse.


Ajo që vihet re është se eksporti i produkteve bujqësore qëndron në krye përsa i përket rritjes së eksporteve si në vlerë monetare ashtu edhe sasiore, ku sezoni veror ka ndikuar ndjeshëm.Kështu, nga 8.1 miliardë lekë që ka qenë gjatë vitit 2014, gjatë virtit që lamë pas eksporti ka arritur në vlerën e 10.5 miliardë lekëve, me një rritje prej 2.4 miliardë lekë.


Më të lexuarat