Secondary Adv

Veriu i Kosoves ende i bllokuar, KFOR pritet te heqe sot barrikadat

Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë.

 

Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Shkollat ​​fillore dhe të mesme në veri të Kosovës nga sot nuk do të punojnë. Serbët që protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç janë ende në barrikada. 

 

Ndërkohë sot pritet që KFOR-i gjatë orëve të ardhshme të largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor derisa po raportohet se shkollat ​​në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.

 

Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

 

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

 

Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat