Secondary Adv

NATO denon sulmet ne veri te Kosoves: Autoret do mbajne pergjegjesi

NATO ka dënuar sulmin ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, teksa zëdhënësja e NATO ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

 

Ajo shtoi se misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në vend. “Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë.

 

Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë.

 

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkroi ajo në Twitter./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat