Secondary Adv

Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia marreveshje per zonen e mbrojtur te perbashket

Një memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është marrëveshja e nënshkruar sot në Tiranë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kosovës, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ministri thotë se në këtë memorandum përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mali i Sharrit dhe Mavrova.

 

“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut,

 

ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë” shkroi ministri Aliu në Facebook.

 

Aliu thotë se kjo marrëveshje është thelbësore për ruajtjen e vlerave mjedisore e ekonomike dhe se ka ka qëllimin kryesor që të promovojë dhe njëkohësisht të mbrojë zonat ndërkufitare.

 

“Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të promovojmë e njëherit mbrojmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare” shtoi i pari i MMPHI./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat