KLSH: Vitet e fundit financat publike jane demtuar me 125.8 miliard leke
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm në vlerë 125,8 miliardë lekë që i është bërë vitet e fundit financave publike.
Kjo e dhënë u publikua gjatë analizës vjetore të institucionit ku u theksua fakti se janë dhënë një serë rekomandimesh për përmirësimin e kontrollit mbi financat publik. Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj evidentoi se vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të dëmit ndaj financave publike që është shoqëruar me shtimin e kallëzimeve penale, megjithatë problem mbetet pandëshkueshmëria e shkelësve të evidentuar.
Të pranishëm në analizën vjetore kreu i shtetit, Guvernatori, kreu i Komisionit Parlamentar të Financave, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, kreu i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive e Kryeprokurori kanë vendosur theksin ne nevojën e forcimit të luftës kundër abuzimeve me financat publike.Në analizën vjetore të punës së KLSH-së u përsëritën disa rejkomandime zyrtare që i janë bërë institucioneve, mes të cilave vendosja e tavanit të borxhit publik në Kushtetutë në nivelin 60 për qind, ngritja e këshillit fiskal si dhe disa rekomandime të tjera që lidhen me koncesionet.