
Eksod masiv nga Bosnja, korrupsioni dhe papunesia largon njerezit
Gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga ky vend i Ballkanit.
Ata shkojnë në Perëndim në kërkim të një jete më të mirë. Shumë prej tyre ndihen të lënë në baltë, sidomos nga komuniteti ndërkombëtar. Valixhet bëhen gati, bileta prenotohet.
Për të shkuar nga Sarajeva, Tuzla ose Banja Luka në veri, në Ljubjanë, Mynih, Vjenë apo Malmo. Biletë pa kthim, sepse kthimi nuk është planifikuar hë për hë.
Ka vite që të rinjtë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera të Ballkanit largohen nga vendi i tyre. Dukuria e quajtur Brain Drain, rrjedhje truri, ka kohë që është kthyer në eksod masiv.
Edhe ata që kanë një punë të mirë në vendin e tyre, duke punuar për shembull për organizatat ndërkombëtare, njohin vetëm një gjë, largimin që andej.
Një nga ato që ka hedhur pikërisht këtë hap është Hana Curak. Ka disa vite që 28 vjeçarja jeton larg atdheut, Bosnjës, dhe punon sot si bashkëpunëtore shkencore në Universitetin Humbold në Berlin. Ajo thotë se në Bosnjë asaj i mungonte mirëkuptimi për njerëzit ose aktivitetet progresive.
Strukturat e pushtetit janë shumë të betonuara. Shifrat janë alarmante: Në vitin 1991 Bosnjë Hervegovina kishte 4,3 milionë banorë, sot ka rreth 3 milionë.
Me mijëra largohen nga vendi infermierët, fizioterapistët dhe zanatçinjtë. Dhe sipas parashikimeve të OKB, largimi do të vazhdojë. Deri në vitin 2050, rreth 500 mijë boshnjakë të tjerë do të largohen nga vendi.
Varfëri, sistem i dobët shëndetësor, korrupsion dhe pasiguri pensioni
Që gjatë luftës (1992-1995) qindra mijëra vetë u larguan nga vendi për shkak të tmerreve.
Por vala aktuale e ikjeve ka shumë arsye: gjendja e vështirë ekonomike, kujdesi i keq shëndetësor, korrupsioni dhe pasiguria e pensioneve. Por jo vetëm së fundmi si arsye që i bën njerëzit të largohen nga vendi shihet edhe politika helmuese e naconalistëve.
Partitë radikale, ajo e boshnjakëve (SDA), e kroatëve (HDZ) dhe serbëve (SNSD) e kanë ndarë vendin për vete dhe kontrollojnë dhënien e punëve fitimprurëse.
Njerëzit pa teser partie shpesh nuk kanë shanse të marrin vende pune gjatë pokerit për zgjedhjen e personelit. Kritikët ankohen, se politikanët nuk punojnë për qytetaret dhe qytetarët, por për të pasuruar veten dhe familjet e tyre.
Stacioni i autobusëve në Sarajevë, njerëzit largohen me one way ticket drejt Europës verioreStacioni i autobusëve në Sarajevë, njerëzit largohen me one way ticket drejt Europës veriore
Demokratët nxirren nga loja
Me Marrëveshjen e paqes së Dejtonit të 1995, vërtet që iu dha fund luftës trevjeçare, por dominanca e nacionalistëve u betonua në Status Quo.
Kategoria e qytetarëve (pra njerëzve që nuk bëjnë pjesë në asnjë nga grupet e caktuara etnike) u zhduk, duke bllokuar kështu për një afat të gjatë normalizimin demokratik të vendit.
“Nga vendi janë larguar në numër i madh njerëzish me bindje demokratike,” konstaton politologia Tanja Topic, e cila punon në Banja Luka për fondacionin gjerman Friedrich-Ebert, fondacion i afërt me partinë socialdemokrate gjermane.
Për këta njerëz nuk ka vend në Bosnjë Hervegovinë, ata u nxorrën nga loja prej nacionalizmit helmues dhe strukturave kriminele. Edhe në sistemin e arsimit njerëzit u ndanë në kategori etnike.
“Unë e dua vendin tim,” psherëtin një nënë e cila ka bërë plane të largohet nga vendi me vajzën e saj. Por nuk e duroj dot as për vete, as për fëmijët e mi kaosin e politikës, urrejtjen që ajo përhap, thotë ajo.
Betonim i Status Quo-së
Përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar i kanë dërguar herë pas here apele politikanëve boshnjakë, duke kërkuar që t’i mbajnë njerëzit në vend.
Ndërkohë janë ndërmjetësuesit ndërkombëtarë ata që me politikën e tyre kontraverse, krijojnë një realitet që i bën njerëzit gjithnjë e më shumë që të largohen nga vendi.
Në zgjedhjet e fundit të 2 tetorit 2022, përfaqësuesi i lartë i OKB, gjermani Christian Schmidt, ndryshoi në mënyrë retroaktive sistemin zgjedhor.
Parlamentarët e BE-së e kritikuan ashpër këtë si “akt jodemokratik”, votat e zgjedhëseve dhe zgjedhësve shkuan në favor të partisë radikale nacionaliste të kroatëve, HDZ.
Përveç kësaj, thotë politologia Topic, manipulimi i zgjedhjeve në atë pjesë të vendit ku dominojnë serbët, në Republika Srpska,“u legjitimua nga ndërkombëtarët”./Burimi:abcnews.al
Më të lexuarat








