Secondary Adv

BERZH i jep Kosoves 10 mln euro hua per autobuset e pare elektrike

BERZH po jep një kredi prej 10 milionë eurosh kompanisë së transportit publik të Prishtinës “Trafiku Urban” për blerjen e autobusëve të rinj.

 

Trafiku Urban do ta përdorë kredinë për të blerë 30 autobusë, që përfshijnë 24 automjete Euro VI dhe gjashtë autobusë elektrikë me bateri, së bashku me infrastrukturën e karikimit, tha BERZH në një njoftim për shtyp.

 

Projekti do të prezantojë për herë të parë në Kosovë teknologjinë e autobusëve elektrikë dhe do të ndihmojë vendin të reduktojë emetimet e gazeve serrë me 76%, shtoi huadhënësi.

 

Gjithashtu, Prishtina do të përfitojë nga një grant prej 760 mijë eurosh për zbatimin e projektit dhe ristrukturimin e rrjetit të autobusëve nga një tjetër donator ndërkombëtar, tha BERZH, pa bërë publik emrin e donatorit.

 

Në vitin 2016, BERZH i dha një kredi 10 milionë euro kompanisë “Trafiku Urban” për të blerë 51 autobusë të rinj me naftë, në përputhje me standardet e emetimeve Euro VI./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/berzh-i-jep-hua-10-mln-euro-kosoves-per-autobuset-e-pare-elektrike/


Më të lexuarat