Secondary Adv

BQE rrit me 2.5 per qind normat e interesit ne Eurozone

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka rritur sërish normat e interesit, por në përmasa më të vogla se dy rritjet e saj më të fundit.

 

Norma kryesore është rritur me 0.5 pikë përqindjeje, duke shkuar kështu në 2.5 për qind. Megjithatë, në rrethanat kur eurozona është ende nën ndikimin e inflacionit në rritje, banka ka paralajmëruar se rritjet e mëtejshme të normave janë të pashmangshme.

 

Vendimi i BQE-së vjen pas një lëvizjeje të ngjashme këtë javë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Por, në nivelin prej 2.5 për qind, norma aktuale e eurozonës është ende dukshëm më e ulët se ato të Amerikës ose të Britanisë, të cilat janë respektivisht 4.5 dhe 3.5 për qind.

 

Rritja e normave të interesit është një nga mjetet kryesore që përdoren nga bankat qendrore për të përballuar rritjen e çmimeve, duke sjellë ngadalësimin e aktivitetit ekonomik.

 

Kostoja e jetesës është rritur këtë vit në pjesën më të madhe të globit, kryesisht si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mungesës së vazhdueshme të furnizimieve pas pandemisë COVID-19./Burimi: Euronews/Monitor 


Më të lexuarat