Secondary Adv

Energjia e shtrenjte frenon industrine, por ndertimi rritet me gati 30 per qind

Sektori i ndërtimit i është rikthyer rritjes në tremujorin e tretë të vitit, si rrjedhojë e tërheqjes së ndërtuesve pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të materialeve.

 

Sipas INSTAT, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi një rritje pre rreth 9% në korrik-shtator 2022, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Në të kundërt, aktiviteti i industrisë u ngadalësua ndjeshëm, pas mbylljes së fabrkave nga çmimi i lartë i energjisë, teksa prodhuesi i çelikut Kurum dhe i kromit, Albchrome pezulluan përkohësisht aktivitetin. Volumi i shitjeve në industri u rrit me vetëm 1.6% në të njëjtën periudhë.

 

Industria:

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Energji elektrike, Gaz, Avull:

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 28,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:

 

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 29,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 28,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërtimi:

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 14,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/energjia-e-shtrenjte-frenon-industrine-ndertimi-i-kthehet-rritjes-se-forte-me-gati-30/


Më të lexuarat