Secondary Adv

Shqiperia 30 mln euro hua per ngritjen e nje sistemi te mbrojtjes civile

Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 30 milion euro me qëllim ngritjen e një sistemi të mbrojtjes civile.

 

Me këtë ndihmë, synohet që të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile, pjesë e së cilës do të jenë salla operacionale të lidhura me qendrën, ndërtimin e strukturave të kërkim shpëtimit, blerjen e pajisjeve për fatkeqësitë natyre, mes tyre edhe helikopterë për shuarjen e zjarrit.

 

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është prezantuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. “U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile.

 

Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion euro. U miratua sot me VKM. Dhe do të bëhet aktive. Kredia është për mbështetjen e mbrojtjes civile.

 

Do ndërtohet një qendër e mbrojtjesh civile. Më pas në të gjitha prefektuar 12 prej tyre dhe do ndërtohen salla operacionale të lidhura në rrjet. Tek 4 qendrat e mbrojtës cicvile, do ketë struktura të Kërkim Shpëtimit, do kemi edhe trajnimin e tyre.

 

Do kenë të gjitha pajisjet për fatkeqësitë natyrore. Për Zjarrfikësit parashikohet të blihen automjete dhe pajisje. Pjesë e kredisë do të jenë edhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës.

 

Pra do shtojmë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur. Do ketë edhe një kamp trajnimi për zjarrfikësit. Ky kamp do jetë e pajisur me laboratorë të ndryshëm”, tha Peleshi.

 

Një tjetër lajm i rëndësishëm është edhe krijimi i një hapësire të NATO në Portin e Durrësit, ku Peleshi bëri me dije se për këtë ka pasur një takim me komandatin suprem të NATOS gjeneral Cavoli, nga i cili ka marrë mbështetje dhe është në fazën e diskutimeve për mundësinë e financimit.

 

“Kemi pasur një takim të fundit në qendrën e NATO-s me komandatin suprem të NATOS gjeneral Kavoli. Diskutim ka qenë mundësia e mbështetjes nga NATO me një hapësirë ushtarake. Është projekt i rëndësishëm.

 

Para një viti kur ai ishte këtu tha se Durrësi si nyje hyrëse për në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm. Ne po i ofrojmë që porti të jetë sipas standardeve të NATO-s.

 

Po konsultohemi nga NATO. Ai më garantoi se do të ashatoj burime njerëzore për konsulta dhe po punojmë edhe për financimin. Edhe mundësia e financimet ka hyrë në diskutimet e NATO-s.

 

Ne kemi biseduar edhe për Kucovën për të ndërtuar qendrën e vrojtimit ajror”, shtoi Peleshi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat