Gjykata e Larte e Londres vendos, emigrantet do dergohen ne Ruande
Gjykata e Lartë e Londrës ka vendosur që plani i Britanisë për të dërguar emigrantët në Ruandë është legjitim.
Vendimi është cilësuar një fitore për kryeministrin Rishi Sunak, i cili ka bërë një premtim politik për të menaxhuar numrin rekord të emigrantëve që po mbërrijnë me varka ose gomone në brigjet e Britanisë përmes Kanalit Anglez.
Sipas planit, i cili u bë i ditur në prill, Britania do të dërgonte dhjetëra mijëra emigrantë që mbërrijnë në brigjet e saj në Ruandë.
Menjëherë pas vendimit të gjykatës, gjyqtarët Clive Lewis dhe Jonathan Swift thanë se ishte e ligjshme që Britania të nënshkruante një marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të dërguar azilkërkuesit në vend dhe që kërkesat e tyre për azil të caktoheshin atje.
“Zhvendosja e azilkërkuesve në Ruandë është në përputhje me Konventën e Refugjatëve dhe me detyrimet statutore dhe ligjore të qeverisë,” thanë gjyqtarët.
Dëbimi mund të prekë këdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, me përjashtim të të miturve të pashoqëruar./Burimi: abcnews.al