Secondary Adv

Ministria e Transporteve licencat do te rivleresohen brenda 6 muajve

Ministria e Transporteve bën me dije se brenda 6 muajve do të bëhet rishikimi dhe rivlerësimi i të gjitha liçencave të dhëna për subjektet e transportit publik. Lajmi u bë i ditur dje nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Eduard Seitaj, në Komisionin e Ligjeve.


“Është parashikuar që brenda 6 muajve të përfundojë gjithë procesi i miratimit të rrjetit të ri të linjave dhe i lëshimit të liçencave”, theksoi Seitaj para deputetëve. Me cilësinë e relatorit, deputeti socialist, Ulsi Manja, u shpreh se drafti parashikon që tarifat e biletave për linjat rreth-qytetase nuk do të vendosen më nga qeveria, por nga këshilli bashkiak.


Më të lexuarat