Secondary Adv

Dita e 11 e barrikadave ne veri te Kosoves, prezence e shtuar e KFOR

Barrikadat në veri prej 11 ditësh vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

 

Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë në “Kroin e Vitakut”, përkatësisht nga Mitrovica në drejtim të Zvecanit, duke çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë.

 

Dyqanet janë hapur ndërkaq edhe nëpër shkolla e fakultete mësimi ka filluar të mbahet. Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

 

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat