Secondary Adv

Zgjatet sezoni turistik, rriten me 44 per qind vizitoret ne tetor

Sezoni turistik po shtrihet përtej muajve tradicionale të verës, duke tërhequr vizitorë edhe me ftohjen e kohës, sidomos gjatë fundjavave.

 

Një tjetër dukuri është se preferenca tashmë është zhvendosur dukshëm nga zonat e jugut drejt qendrës, ku peshën kryesore e zë bregdeti i Durrësit. Sipas INSTAT, Në muajin Tetor 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:

 

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 44,3 %, në krahasim me Tetor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

– numri i vizitorëve rezident është rritur me 39,5 %;

 

– numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 48,7 %;

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 32,5%, në krahasim me Tetor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

 

– numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 40,8 %;

– numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 27,5 %;

 

Hotelet e bregdetit të Durrësit po tërheqin turistë, sidomos në fundjavë

Në fundjavë, hotelet në zonën e bregdetit të Durrësit, që vitet e fundit kanë investuar dukshëm në rritjen e kapaciteteve, janë plot me pushues, kryesisht nga Kosova, por edhe vendas.

 

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në tetor, vizitorët rezidentë në qendër të vendit zunë 44% të totalit, nga 33% që ishte kjo peshë në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë vitin e kaluar, vizitorët rezidentë kishin preferuar jugun, me 45% të totalit.

 

Edhe për vizitorët e huaj (jo rezidentë) preferenca është e dukshme për qendrën, kryesisht bregdetin. Në tetor qendra tërhoqi gati 50% të të huajve që vijnë në vend për turizëm.

 

Sipas INSTAT, Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 85,7 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 87,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

 

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 40,0 %.

 

Në muajin Tetor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

– sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (47,0 %);

 

– sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (63,4 %);

– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,1 %);

 

Netë qëndrime

Gjatë muajit Tetor 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 32,5 %, në krahasim me muajin Tetor 2021.

 

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63,1 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 65,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

 

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 42,7 %.

 

Në muajin Tetor 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

– sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,4 %);

 

– sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (53,5 %);

– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,3 %);

 

Norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

 

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,5 %, kundrejt 11,0 % që ishte në muajin Tetor 2021.

 

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,4%, kundrejt 10,0% që ishte në Tetor 2021.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/zgjatet-sezoni-turistik-rriten-me-44-vizitoret-ne-tetor-preferenca-zhvendoset-nga-jugu-ne-bregdetin-e-durresit/


Më të lexuarat