Secondary Adv

Nisin punimet per Teatrin e ri Kombetar, policia rrethon zonen

Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri.

 

Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se Policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës.

 

Para nisjes së punimeve, Policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurtë, shkruan Topchanel. Ndërkohë, efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat