Secondary Adv

Publikohen vendimet e qeverise, krijohet sistemi elektronik per borxhet

Disa nga vendimet kryesore të marra në mbledhjen e qeverisë të mërkurën pasdite janë:

-Krijimi i bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Borxhit dhe Analizës Financiare (SMBAF), i cili përmban të dhëna për kreditorin, huamarrësin, termat dhe kushtet financiare për çdo kredi dhe letër me vlerë, shtetërore e të garantuar, sektorin për të cilin shpërndahen fondet e kredisë/letrës me vlerë si dhe kurset e këmbimit. Sistemi pasqyron të dhëna faktike dhe kryen parashikime në përputhje me termat financiarë të marrëveshjeve përkatëse.

-Pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar “CMT, Shtutgart 2017”, që do të mbahet nga data 10 deri në 22 janar 2017, si “vend partner”.

-Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2017-2019, sipas lidhjeve nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe nr.2.1 e nr.2.2, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

-Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Programit të Buxhetit Afatmesëm (SPBA).

-Për kryerjen e inspektimit financiar publik në rastet e mungesës së burimeve njerëzore nga njësia përgjegjëse për inspektimin financiar publik në Ministrinë e Financave, si dhe të mbulimit të fushave specifike të inspektimit financiar publik, me vendim të Nëpunësit të Parë Autorizues angazhohen ekspertë të jashtëm, punonjës të administratës publike apo jashtë saj.

-Miratimin e Dokumentit Politik të Përfshirjes Sociale 2016-2020.


Më të lexuarat