Anketa: 55 per qind e kompanive nuk kane buxhet per trajnimin e punonjesve
Trajnimet e vazhdueshme janë pjesë e domosdoshme për aktivitetin e qëndrueshëm të biznesit në këto kohë të përparimit të shpejtë të teknologjisë.
Por në Shqipëri vetëm 55% e kompanive kanë një buxhet të dedikuar për trajnimin e punonjësve sipas rezultateve të anketës që realizoi Sekretariati i Këshillit të Investimeve për ecurinë e aftësive në tregun e punës për vitin 2021.
Vetëm 38 për qind e bizneseve kanë një buxhet për trajnime dhe 6 për qind e bizneseve të anketuarve kanë pohuar se dedikojnë buxhet për trajnimet sipas rastit.
Mungesa e aftësive të punonjësit është një shqetësim i vazhdueshëm, shumica e kompanive konfirmojnë se nuk kanë një fond të dedikuar për trajnimin e tyre.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin 2020, shpenzimet për trajnim zinin vetëm 0,1% e kostos së punës, me një rënie prej 0.3 pikë për qind krahasuar deri në vitin 2016.
Anketa tregoi se në vitin 2016, sektorët e informacionit dhe Komunikimit si dhe sektori Financiar dhe i Sigurimeve kishin pjesën më të madhe buxhetore dedikuar formimit profesional.
Ndërsa në vitin 2020 ka një rënie të peshës për trajnim në të gjithë sektorët e ekonomisë. Të dhënat e anketës së Këshillit të investimeve tregojnë se kompanitë në përgjithësi përdorin burimet e tyre të brendshme për të trajnuar punonjësit e tyre pa përfshirë fondet publike për ofrimin e trajnimit profesional.
Kompanitë konsultohen me ekspertë për nevojat e trajnimit, por më tej zgjidhin problemin e trajnimit brenda kompanisë së tyre. Kur përdorin burim të jashtme, bizneset u drejtohen referohen universiteteve dhe agjencive të punësimit privat.
Pavarësisht se janë të trajnuar, punonjësit largohen. Kjo është theksuar si një sfidë kryesore nga kompanitë dhe e treta më e shqetësuesja e konfirmuar gjatë konsultimeve të Sekretariatit me kompanitë që operojnë në sektorë të ndryshëm.
16% e kompanive pohojnë se punonjësit pasi trajnohen largohen. Tendenca për largim e punonjësve të trajnuar po përkeqësohet gjithashtu nga kërkesa në rritje për fuqi punëtore të kualifikuar në vendet evropiane (Italia, Gjermania, etj.).
Pavarësisht programeve të nxitjes së punësimit (0.02% e PBB-së), kompanitë raportojnë mungesë të e informacionit për mundësinë e përfitimit prej tyre.
81% e kompanitë nuk kanë përfituar nga Skemat Stimuluese të paraqitura nga qeveria për të nxitur punësimin. Kjo ndoshta mund të lidhet me mungesën e informacionit mbi këto skema, ose i konsiderojnë burokracitë të tepërta.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare gjithsej 751 subjekte kanë përfituar nga zbatimin e programeve 2020./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/anketa-e-keshillit-te-investimeve-55-e-kompanive-nuk-kane-buxhete-per-trajnimin-e-punonjesve/