Secondary Adv

Hartohet Strategjia e Zhvillimit te Territorit te Bashkise Kukes

Zhvillimi i territorit në Bashkinë e Kukësit do të bëhet përmes një strategjie. Qendra “EuroPartners” prezantoi dokumentin e Strategjisë së Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Kukës.


Për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Territorit janë zhvilluar disa forume qytetare, ku janë marrë mendime dhe propozime për prioritetet e zhvillimit të territorit mbi bazë edhe të gjendjes social-ekonomike të komunitetit.Në këtë seminar u bë prezantimi i sistemeve të territorit dhe lidhja mes tyre për Bashkinë Kukës, ndërsa u diskutua vizioni dhe përcaktimi i projekteve prioiritare që do të përfshihen në planin e investimeve kapitale.Duke e vlerësuar Strategjinë e Zhvillimit të Territorit si një dokument mjaft të rëndësishëm, Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu, ftoi grupet e interesit për të qenë më bashkëpunues për propozime konkrete që kanë të bëjnë me zhvillimin e territorit.


Më të lexuarat