Secondary Adv

Autoritetet kerkojne shembjen e pallatit te Petro Nini, banoret kunder

Autoritetet kanë nisur punën për të shembur një pallat në rrugën ‘Margarita Tutulani’ pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë.

 

Shkak është bërë pasi ndërtesa ka rezultuar si i dëmtuar nga tërmeti dhe është i pabanueshëm. Si rrjedhojë, disa banorë janë mbledhur pranë banesave të tyre dhe po kundërshtojnë këtë vendim.

 

Pallati rezulton si pronë e shtetit pasi është ndërtuar që prej periudhës së regjimit italian në Shqipëri. Që prej asaj kohe, banorët u futën në këtë godinë me një kontratë ku paguanin një kuotë qiraje mujore.

 

Gazetarja e Report Tv raporton se banorët pretendojnë se pallati nuk është i dëmtuar nga tërmeti. Këtë pretendim ata e kanë ballafaquar edhe në Gjykatën e shkallës së parë, nga e cila e kanë fituar çështjen.

 

Por sidoqoftë, ditën e sotme autoritetet përkatëse janë paraqitur përpara godinës me qëllim shembjen e tij. Mes forcave të rendit dhe banorëve ka pasur edhe konflikt, por pa tensione dhe dëme./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat