Secondary Adv

Greqia dyfishon subvencionin e energjise per familjet dhe bizneset

Qeveria greke ka vendosur të dyfishojë subvencionin e energjisë për familjet dhe bizneset në muajin janar.

 

Sipas ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, shumë për muajin e parë të vitit të ardhshëm do të jetë 840 milionë euro, dyfishi i asaj që u përdor në dhjetor.

 

Pjesa më e madhe vjen nga taksimi i tepricave të fitimeve të kompanive të prodhimit të energjisë elektrike, si dhe kompanive të furnizimit me energji elektrike.

 

Për konsum mujor deri në 500 kilovat orë, subvencioni do të jetë 330 euro për megavat orë. Kjo kategori përfshin nëntë në dhjetë familje në Greqi, duke u paguar rreth 90% të faturës.

 

Për konsum mujor nga 501 deri në 1000 kilovat orë, subvencioni shkon në 280 euro për megavat orë. Nëse një familje ul konsumin mesatar ditor me 15%, subvencioni rritet me 50 euro për megavat orë.

 

Ndërkohë, për konsum mujor që tejkalon 1001 kilovat orë, subvencioni arrin në 190 euro për megavat orë dhe ka të bëjë me dy në çdo 100 familje në Greqi. Familjet e përfshira në tarifën sociale familjare thithin 100% të rritjes dhe subvencioni do të jetë 378 euro për megavat orë.

 

Për sa i përket gazit natyror dhe subvencionimit të tarifave shtëpiake, do të subvencionohet një shifër prej 20 euro për megavat dhe prek 700,000 familje./Burimi: SCAN


Më të lexuarat