Secondary Adv

Programe punesimi per 15.500 persona ne 2023-2025, grupet e prioritetit

Përmes programeve të punësimit, veçanërisht në mbështetje të shtresave në nevojë, këshilli i Ministrave planifikon të punësojë mbi 15 mijë persona 3 vitet e ardhshme.

 

Plani parashtorohet në projektbuxhetin afatmesëm për tre vitet e ardhëshme të sapopublikuar nga Këshilli i Ministrave.

 

Më specifikisht, gjatë periudhës 2023-2025 synohet të punësohen në total 7,260 të papunë nga grupet e veçanta, të përfshihen në programet e nxitjes së punësimit të praktikave profesionale rreth 2,250 të rinj të sapodiplomuar në Arsimin e Lartë;

 

të punësohen në total rreth 900 gra kryefamiljare me fëmijë në ngarkim dhe vajza nëna; si dhe të trajnohen nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit rreth 5,100 të papunë të trajtuar më parë me ndihmë ekonomike.

 

Ndërkohë që skemat e punësimit parashikohen të shtrihen edhe në bujqësi. Përmes mbështetjes së fermerëve synohet zhvillimi i sektorit  të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t’i

 

përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur së pari numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 549.470 të punësuar të parashikuar në vitin 2022 në 565.954 të punësuar në vitin 2023).

 

Parashikohen gjithashtu aktivitetet promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim, përmes të cilave pritet rritja e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 47.4 miliardë lekë në vitin 2022 në 50.7 miliardë lekë në vitin 2023./Burimi: SCAN


Më të lexuarat