Secondary Adv

Vijojne tensionet ne veri te Kosoves, sulmohet ekipi i KFOR ne Zubin-Potok

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje.

 

Nga sulmi nuk raportohet për të lënduar, raportojnë mediat në KIosovë. Ende nuk dihet se me çfarë janë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për persona që janë nga Letonia.

 

Kujtojmë që këtë të diel u bënë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq. Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave, ndërkohë vetë KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.

 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas Krishtlindjeve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat