Secondary Adv

Emigracioni i paligjshem ne Britani, The Sun: Plani i kryeministrit ne rrugen e duhur

Emigrantët që tentojnë të hyjnë në Britani ilegalisht janë në fokusin kryesor të autoriteteve në vend. 

 

Kryeministri Rishi Sunak është treguar i ashpër dhe më herët ka miratuar një  marrëveshje me qëllim parandalimin e kalimit të emigrantëve përmes Kanalit Anglez.

 

Por duket se një zgjidhje përfundimtare është ende e largët.

 

The Sun shkruan se një nga pengesat për të frenuar valën e gomoneve është se bandat po përdorin Gjermaninë si bazë për të kaluar.

 

Britania mund të paralajmërojë Berlinin për problematikat që sjell emigracioni i paligjshëm, mund të bindin Francën që të shtojë masat, por shqetësimi qëndron edhe tek grupet kriminale që kalojnë nëpërmjet Gjermanisë.

 

Plani i veprimit i prezantuar nga kryeministri Rishi Sunak është në linjat e duhura, por se sa do të arrijë të ia dalë që ky plan të ndalojë trafikimin e emigrantëve mbetet për t’u parë.

 

Me një rekord prej 45,552 emigrantësh me varka ose gomone që kanë kaluar Kanalin këtë vit, shkalla e detyrës me të cilën përballet Rishi Sunak është më e frikshme se kurrë.

 

Kujtojmë se shqiptarët kanë qenë në qendër të vëmendjes në politikën britanike, për trafikimin e paligjshëm.

 

Ka qenë sekretarja e brendshme britanike që i akuzuar shqiptarët si kriminelë, ndërsa ka pasur debate të forta në parlamentin britanik për të kthyer shqiptarët  në Shqipëri./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat