Secondary Adv

2022 thyen rekordet e nxehtesise ne dy shekuj! Italianet ne plazh, klimatologet te shqetesuar

Që prej thuajse dy shekujsh, këtë vit, shkencëtarët italianë thonë se është shënuar periudha më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë. Për klimatologët, kriza e klimës po jep efektet e saj, ndaj bëjnë apel për masa të menjëhershme.

 

TALI- Italia po përjeton një vit që theu të gjitha rekordet e nxehtësisë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1800, tha të martën Qendra Kombëtare e Kërkimeve të Italisë. TALI- Italia po përjeton një vit që theu të gjitha rekordet e nxehtësisë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1800, tha të martën Qendra Kombëtare e Kërkimeve të Italisë.

 

Madje, shumë italianë zgjodhën që t’i drejtoheshin bregdetit për të festuar Krishtlindjen. Temperaturat e larta të regjistruara në dhjetor 2022 janë në përputhje me atë që kishin parashikuar edhe më herët specialistët e fushës, tha klimatologu i Qendrës Bernardo Gozzini.

 

Temperaturat në të gjithë territorin e fqinjit tonë përtej Adriatikut pritet të jenë 5 – 6 gradë Celsius mbi mesataren gjatë natës së ndërrimit të viteve.

 

Si shkak i ndryshimeve klimatike, Italia përjetoi thatësirën më të rëndë në 70 vitet e fundit për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe mungesës së reshjeve gjatë vitit. Thatësira shkaktoi një humbje prej 6 miliardë eurosh, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, sipas “Coldiretti”-t, organizata më e madhe e fermerëve në nivel kombëtar.

 

Shkencëtarët italianë kanë bërë thirrje që të merren masa sa i përket ngrohjes globale, sepse pasojat e saj kanë filluar të ndihen tashmë për të gjithë botën. /Burimi;https:shqiptarja.com/

 


Më të lexuarat