Raketa ruse ne hapesiren ajrore te Ukraines! Kryetari i Kharkiv: Qyteti nen sulm perseri
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sot në Kiev dhe në rajonin fqinj, raportojnë mediat ukrainase, sipas të cilave, megjithatë, sistemet kundërajrore janë në funksion.
Forcat ruse kanë sulmuar Kharkivin për herë të dytë gjatë gjithë ditës, duke synuar një nga objektet e infrastrukturës. Lajmi është bërë i ditur nga Ihor Terekhov, kryebashkiak i qytetit Kharkiv, në Telegram.
"Kharkovi është nën zjarr. Unë u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të respektojnë masat paraprake.”, tha Terekhov.
Alarmi i sulmit ajror ra në të gjithë Ukrainën që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Këto të dhëna të raportohen nga harta online e Ministrisë së Zhvillimit Dixhital.
Më parë, alarmi kishte rënë në rajonet ukrainase të Kievit, Odessa, Mykolaiv, Sumy dhe pjesët e kontrolluara nga Ukraina të Zaporozhzhya dhe Kherson, ndër të tjera. Edhe guvernatori i Zhytomyr Oblast, Vitaliy Bunechko në Telegram evokoi kërcënimin e një sulmi masiv raketor.
Rusia nuk ka ndërmend të flasë me askënd në bazë të formulës së paqes të propozuar nga Volodymyr Zelensky, kështu deklaroi ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për RIA Novosti.
“Është e qartë se Kievi nuk është gati për dialog. Zelensky ushqen iluzionin e marrjes, me ndihmën e Perëndimit, tërheqjen e trupave tona nga territori rus i Donbasit, Krimesë, Zaporozhzhisë dhe Khersonit, pagesën e reparacioneve nga Rusia dhe gjykatat ndërkombëtare" dhe të ngjashme. Natyrisht, do të të mos ketë bisedime në kushte të tilla”, tha Lavrov. Burimi: shqiptarja.com/