Secondary Adv

Cmimi i gazit ne Itali u rrit me 65 per qind ne 2022

Çmimi i paguar nga një familje mesatare italiane për furnizimin e saj me gaz, u rrit me 64.8% në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë.

 

ARERA, cila përcakton cmimet e rregulluara të gazit për konsumatorët italianë, tha gjithashtu se cmimi për muajin dhjetor u rrit 23.3% nga muaji i kaluar duke reflektuar cmimet e larta në fillim të muajit dhjetor përpara një rënieje më të vogël gjatë muajit.

 

Një familje mesatare do të kishte shpenzuar rrteh 1800 euro për gaz vitin e kaluar sipas tij. Marco Vignola, ekspert për çështjet e energjisë në Unionin Kombëtar të Konsumatorëve, tha se çmimet “ishin të paqëndrueshme për shumë italianë” dhe i kërkoi qeverisë të bënte më shumë për të ndihmuar.

 

Buxheti italian për vitin e ardhshëm ka caktuar mbi 21 miliardë euro për të ndihmuar firmat dhe familjet të paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe gazit, kryesisht përmes subvencioneve për firmat me energji intensive dhe familjet me të ardhura të ulëta.

 

ARERA në fund të vitit të kaluar filloi të caktojë çmimet e rregulluara të gazit në baza mujore dhe jo tremujore për shkak të pasigurisë së tregut në lidhje me furnizimet me gaz pas luftës në Ukrainë.

 

Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord në muajin dhjetor për të vendosur një kufi për çmimet e gazit në përpjekje për të kufizuar rritjet e mëtejshme në treg, të cilat arritën nivele rekord në Evropë pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi ndërprerjen e furnizimeve./Burimi: SCAN


Më të lexuarat