Secondary Adv

Rama: Tre stadiume te reja do ndertohen ne Durres, Vlore dhe Korce

Tre stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

 

Ky është një nga premtimet e qeverisë Rama për vitin e ri. Nëpërmjet një postimi ne Facebook Rama bëri me dije se nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar te “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën.

 

Sot është dita e dytë e diskutimit maratonë të kabinetit qeveritar për këtë fillimvit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar bën qeverinë shumë optimiste për 2023-shin.

 

Në fokus të diskutimeve sot mbeten projekte si Korridori Blu, Parku Fotovoltaik Karavasta, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat