Secondary Adv

Vucic publikon nente shtetet qe kane terhequr njohjen e Kosoves

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë publike 9 vendet që kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë Kosovës.

 

Kreu i shtetit serb po ashtu pretendoi se ekziston edhe një shtet i dhjetë, megjithatë ai nuk ka specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë. “Ne nuk mund t’u bëjmë ballë fuqive të mëdha, ne jemi të vegjël, Gjermania, Amerika dhe Evropa janë të mëdha.

 

Aktualisht janë 106 shtete që nuk e njohin Kosovën. Nëntë e kanë tërhequr njohjen e tyre. Këto janë: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet. Ekziston edhe një shtet tjeter që ka njoftuar se od të tërheq njohjen.”

 

Menjëherë pas deklaratës se presidentit serb ka reaguar opozita në Prishtinë. Nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, është shprehur e shqetësuar me faktin se ministrja e jashtme, donika Gërvalla nuk ka komentuar mbi pretendimet e Beogradit.

 

“Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat