Secondary Adv

Nisin shpronesimet per pronat qe preken nga projekti i Sheshit te Flamurit

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga projekti Rikualifikimi i Sheshit të Flamurit, Bashkia Vlorë.

 

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 15 004 074 (pesëmbëdhjetëmilionë e katër mijë e shtatëdhjetë e katër) lekësh e cila do të përballohet nga Bashkia Vlorë.

 

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

 

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./Burimi: SCAN


Më të lexuarat