Secondary Adv

Vendimi: Krijohet regjistri elektronik me te dhenat e ndertuesve

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e një regjistri ku do të pasqyrohen të dhënat e të gjithë subjekteve që zotërojnë licenca në sektorin e ndërtimit.

 

Përmes vendimit, Këshilli i Ministave ka përcaktuar llojet e informacioneve që do të regjistrohen si të dhëna parësore dhe dytësore në Regjistrin Elektronik të Profesionistëve të Licencuar që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e planifikimit, zhvillimit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit pavarësisht nëse janë të regjistruar si persona fizikë ose juridik.

 

Struktura përgjegjëse për gjenerimin dhe përditësimin e të dhënave do jetë MIE, ndërkohë që ajo do mbledhë informacion nga ccdo burim i mundshëm, duke nisur nga e-albania, portali e-lejet, regjistri tregtar, regjistri i gjendjes penale, IKMT, bashkitë e deri te tatimet.

 

Subjektet e përfshirë në regjistër do jenë zhvilluesit, zbatuesit, mbikëqyrësit, projektuesit, si dhe çdo subjekt tjetër që operon në sektorin e ndërtimit, në një kohë që Regjistri do bëhet publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Të dhënat parësore që do përmbajë Regjistri elektronik janë: a) Numri unik i licencës profesionale; b) Selia ose vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit;

 

c) Të dhënat e drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik; ç) Afati i vlefshmërisë; d) Kategoritë e licencës; si dhe dh) Sanksionet apo masat disiplinore të dhëna me vendim nga Komisionet Disiplinore të licencimit.

 

Të dhënat dytësore që përmban Regjistri elektronik janë: a) Emërtimi i subjektit; b) Lloji i veprës penale për të cilin është dënuar me vendim të formës së prerë subjekti i licencuar; c) Kryerja e dënimit për veprën penale;

 

ç) Shuarja, rehabilitimi, falja apo amnistia nga vepra penale; d) Gjobat dhe masat administrative të vendosura, duke përcaktuar dhe institucionin që i ka vendosur;

 

dh) Konfiskimet ndaj tyre në favor të shtetit, duke përcaktuar llojin e objektit të ndërtimit, adresën dhe kohën e ndërtimit; e) Përjashtimin e zhvilluesit nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi nga autoritetet përgjegjëse për 5 vjet./Burimi: SCAN


Më të lexuarat