Secondary Adv

Taksa per prodhuesit e energjise, sa para u merr shteti dhe kur nis aplikimi

Qeveria planifikon të mbledhë 8.3 mld lekë nga taksa shtesë për prodhuesit e energjisë, teksa kryeministri njoftoi se mbledhja e saj nis brenda 3-mujorit të parë.

 

Ligji, që parashikon taksimin shtesë të të ardhurave të realizuara nga shitja e energjisë në tregun e liberalizuar, u miratua në seancën e datës 22 dhjetor, ndërkohë që referuar dokumentit efektet e tij do të shtrihen përgjatë një periudhe 2-vjeçare e më konkretisht deri në vitin 2024.

 

Qeveria e ka quajtur taksën kontribut solidariteti të detyrueshëm, teksa sipas ligjit të miratuar, masa e tij do llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kwh.

 

Ndërkohë që, gjysma e këtyre të ardhurave shtesë do të duhet të depozitohet në buxhetin e shtetit. Ligji erdhi në një kohë kur prodhuesit që shesin energji në tregun e liberalizuar kanë rritur fitimet, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

 

Ndërkohë që, sipas qeverisë kjo taksë është një mjet i përshtatshëm për të trajtuar fitimet e tepërta, në rast rrethanash të paparashikuara, ndërsa të arhdurat e krijuara prej saj do të përdoren për paketat sociale në ndihmë të qytetarëve, ndonëse nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme në këtë drejtim.

 

Ligji do të jetë i zbatueshëm vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 Euro/mWh./Burimi: SCAN


Më të lexuarat