Secondary Adv

Plani rregullator i qyteti te Beratit, ja projektet e reja

 

Përfaqësues të qeverisë të kryesuar nga arkitekti, Artan Shkreli, kanë prezantuar në Berat 4 projektet e reja për qytetin, si: sheshi i "Harmonisë fetare" , ish-godina e ushtarakëve, ish-godina e merkatos dhe projekti i shetitores së lumit Osum, në të cilin do të bëhet sistemi përfundimtar ku përfshihet dhe ndërtimi i tunelit që është pjesë e By-Pass-it.

 

“Projektet kanë të bëjnë me shetitoren e lumit Osum, në sheshin “Harmonia fetare”, rifunksionalizimi i sheshit të agjencisë, fasadat në bllokun qëndror të lagjes së qytetit dhe rehabilitimin e godinave që tashmë kanë degraduar për shkak të mosfunksionimit, por dhe për shak të mos investimeve”.

Pas prezantimit në Berat, projektet do të kalojnë në fazën e diskutimeve dhe më pas do ti kalojnë ministrive përkatëse për miratim dhe çelje fondesh.

 

 

 

Projektet

1-Unaza e re Beratit

2-Sistemimi i Lumit Osum

3-Restaurimi i Fasadave të Qytetit

4-Rijetëzimi i Akropolit në Kalanë Berat

5-Restaurimi i Sheshit të Harmonisë Fetare te ish-stacioni i autobusëve, restaurimi i ish-merkatos etj.

 

Ky ishte një takim konsultativ dhe projektet e prezantuara nuk janë përfundimtare. Deri në përzgjedhjen e projektit fitues do të zbatohen të gjitha procedurat dhe hapat përkatëse. Projektet do të vazhdojnë të diskutohen me publikun dhe të zhvillohen më tej nga studiot prestigjioze. Më pas ato do t’u kalojnë ministrive për çelje fondesh.

 


Më të lexuarat