Cmimet po stabilizohen, pritet shkrirja e Bordit te Transparences
Bordi i transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve pritet të shkrihet shumë shpejt.
Burime nga Ministria e Financave kanë bërë me dije për Report Tv se Bordi i Transparencës në mbledhjen e ardhshme mund të vendosë shkrirjen e vet Sipas Aktit Normativ që ngriti Bordin është vetë ky institucion që nëse konstaton mbarimin e situatës së veçante vendos mbylljen e vet.
“Parashikimet e këtij kreu zbatohen për aq kohë sa zgjat periudha e situatës së veçantë. 2. Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave.
Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”, thuhet në VKM. Ky vendim pritet të merret pasi sipas përfaqësuesve të qeverisë ka një stabilitet në treg të çmimeve.
E pyetur dje për Bordin ka qenë zv. kryeministrja Balluku që tha se një vendim i tillë do të ishte i mirëpritur. “Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit.
I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”,-përfundoi ministrja./Burimi: Shqiptarja.com