Amnistia fiskale ne dore te BE, qeveria e vendosur ta kaloje brenda vitit
Qeveria është e vendosur të miratojë ligjin e amnistisë fiskale pavarësisht se ndërkombëtarët janë skeptikë, madje BE ka sjellë përfaqësuesin e saj.
Ndërsa përgjigjen për pyetjen e gazetarit e nisi me “nuk kemi ngutje ta miratojmë këtë ligj” në vijim tha se qeveria është e vendosur të miratojë brenda 2023. “Jemi në diskutime të vazhdueshme me BE.
Nuk kemi ngutje nga ky ligj. Duam të miratojmë një ligj që mbyll të gjitha shqetësimet që kanë të bëjnë me pastrimin e parave nga bota e krimit. Ligji ka të gjitha mekanizmat e duhura për të mbyllur të gjitha shtigjet për pastrimin e parave."
Ndërkohë BE ka marrë hapa konkretë duke sjellë përfaqësuesin e saj që ka kontaktuar me zyrtarët por dhe po shqyrton draftin. "Në fillim të muajit dhjetor ka qenë prezent në Tiranë një ekspert i fushës që na është vënë në dispozicion nga BE.
Ka ardhur e ka marrë kontaktet me autoritete shqiptare e do të përpilojë një raport lidhur me ligjin për të gjitha këto shqetësime që ngrihen për pastrimin e parave. Jemi në diskutim e sipër për këtë ligj dhe është një ndër objektivat e vitit 2023."
Manja ftoi mediat dhe shoqërinë që të shohin anën e mirë të pr/ligjit
“Unë do të ftoj mediat por dhe shoqëria në tërësi të shohë anët pozitive të këtij ligji.
Deri në vitin 2004 vetë në administratën publike i ka dhënë pagat e punës me bordero. Banka e parë private është krijuar në 1994 dhe në 2003 kemi për herë të parë sistemin e deklarimit të pasurive për zyrtarët e lartë publikë.
Ndërkohë që shqiptarët sot e kësaj dite vijojnë të jenë skeptikë ndaj bankave. Të gjithë këto janë arsyet që kemi hyrë në diskutim për të pasur aministi fiskale që ka hapur debat se shoqërohet me amnisti penale. /Burimi: Oranews.tv