Secondary Adv

Ndertimi i segmentit mbikalimi i Fllakes, nisin shpronesimet

Këshilli i ministrave ka vendosur shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “mbikalimi i Fllakës”.

 

Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse,

 

për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 43 411 546 (dyzet e tre milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë)lekësh dhe do të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

 

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij./Burimi: SCAN


Më të lexuarat