70.5 mln leke shpenzime per bileta avioni per 7 ministri ne 2023
70.5 milionë lekë për blerjen e biletave ajrore planifikojnë të shpenzojnë Këshilli i Ministrave dhe 7 ministri përgjatë vitit 2023.
Kjo është shifra që planifikojnë të shpenzojnë Këshilli i Ministrave dhe 7 ministri të linjës përgjatë vitit 2023, ndërkohë që 3 të tjera nuk e kanë publikuar ende fondin, çka do të thotë se kjo shifër do të jetë edhe më e lartë.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN shpenzimet më të larta për udhëtime me avion planifikohen nga Ministria e Mbrojtjes, me 25 mln lekë, ndërsa pas saj vijnë Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë dhe ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me nga 12 mln lekë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ajo e Brendshme dhe Këshilli i Ministrave parashikojnë një fond limit prej 5 mln secili, ndërsa Ministria e Drejtësisë 3.5 mln lekë.
Dikasteri i fundit, që ka publikuar vlerën e tenderëve që parashikon të zhvillojë për blieta avioni është Ministria e Arsimit dhe Sportit, me 3 mln lekë.
Ndërkaq, ministritë që nuk e kanë edhe publikik parashikimin për këto shpenzime janë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit.
Në shifrën prej 70.5 mln lekë përfshihen vetëm ministritë, dhe jo institucionet e varësisë, që gjithashtu planifikojnë miliona lekë shpenzime për udhëtime ajrore jashtë vendit. Po ashtu, në këtë vlerë nuk përfshihen bashkitë, që po ashtu planifikojnë shpenzimet e tyre për këtë qëllim./Burimi: SCAN