Secondary Adv

Cmimet e banesave i rikthehen renies me 4.8 per qind ne fund te 2015-es

Indeksi i çmimit të banesave ra me 4.8% në tremujorin e katërt 2015 pasi ishte rritur me 2.3 dhe 5.4% dy tremujorët e mëparshëm, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë.


Banka referon se, luhatje të ngjashme regjistroi dhe indeksi i qirasë së banesave. Pasi ishte rritur me 7.7% tremujorin e tretë, indeksi i qirasë regjistroi rënie vjetore prej 14.8% në tremujorin e katërt.Rënia në një masë më të madhe e indeksit të qirasë ndaj atij të çmimit u reflektua në një rritje të lehtë të raportit çmim/qira në tremujorin e katërt.Ecuria e çmimeve në tregun e banesave gjatë vitit 2015 është ndikuar në përgjithësi nga gjallërimi i kërkesës së vlerësuar për blerje banese, siç sinjalizojnë të dhënat nga vrojtimet e besimit dhe të aktivitetit kreditues.Nga këndvështrimi i bizneseve, sektori i ndërtimit raporton një rritje të ngadaltë të kërkesës gjatë vitit 2015. Nga këndvështrimi i bankave, kërkesa e individëve për kredi për blerje banese është ndjeshëm më e lartë gjatë këtij viti.Gjithashtu, bazuar në opinionin e bankave, gjallërimi i tregut të pasurive të paluajtshme ka shërbyer si faktor që ka ndikuar pozitivisht në lehtësimin e standardeve të kreditimit.


Në tremujorin e tretë të vitit 2015, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit paraqet rritje vjetore për punime inxhinierike të lidhura kryesisht me linjat e ujësjellësve, elektrike dhe ato të telekomunikacionit.Ndërkohë, rreth 60% e vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit për tremujorin e tretë realizohet nga klientët privatë, ndërsa 40% i takon klientit publik.Gjithashtu, shpenzimet kapitale të realizuara nga qeveria, si në nivel qendror dhe në atë lokal, sugjerojnë për mbështetje të aktivitetit ndërtues nga sektori publik. Një rol pozitiv ka dhënë vazhdimi i projekteve infrastrukturore publike nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve.


Tendenca rritëse e treguesit të besimit në ndërtim sugjeron se zhvillimet në sektor do të vijojnë të mbeten pozitive në tremujorin e katërt. Megjithatë, bizneset nuk kanë rritur normat e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre aktuale, të kufizuar në një masë nga kërkesa e pamjaftueshme. Kjo gjë që mund të sinjalizojë ngadalësim të ritmeve të rritjes së ndërtimit në fundin e vitit 2015.


Tendenca rritëse e treguesit të besimit në ndërtim sugjeron se zhvillimet në sektor do të vijojnë të mbeten pozitive në tremujorin e katërt. Megjithatë, bizneset nuk kanë rritur normat e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre aktuale, të kufizuar në një masë nga kërkesa e pamjaftueshme27. Kjo gjë që mund të sinjalizojë ngadalësim të ritmeve të rritjes së ndërtimit në fundin e vitit 2015.


Më të lexuarat