Secondary Adv

343 raste falsifikimi te monedhave ne 2022, BSH marreveshje me 2 institucione

343 raste të falsfikimit të monedhave në vendin tonë janë regjistruar për vitin 2022.

 

Një shifër kjo në rënie sipas Bankës së Shqipërisë e cila për rritjen e sigurisë dhe cilësisë së kartmonedhave si në lekë por dhe në euro nëshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Shifrat në ulje deklaroi dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i cili renditi dhe numrat e procedimeve penale në vitet e fundit.

 

Firmosja e marrëveshje sipas Bankën e Shqipërisë synon të ndihmojë në ushtrimin e rolit të saj në garantimin e stabilitetit të sistemit financiar në vend dhe cilësisë së monedhës kombëtare në qarkullim./Burimi: SCAN


Më të lexuarat