Secondary Adv

Situata ne Shkoder, rritet niveli i ujit, disa rruge te bllokuara

Reshjet intesive të shiut prej dy ditësh tanimë kanë shkaktuar probleme në disa qytete, e një prej tyre është edhe ai i Shkodrës.

 

Sipas njoftimit të fundit, deri në orën 19:00 ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë, po ashtu vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit- Ndrejaj, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.

 

Po ashtu mësohet se është bërë e mundur hapja e rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë që ishte bllokuar natën e kaluar.

 

Njoftimi:

Situata ne Bashkine Shkodër, në orën 19.00, paraqitet si më poshtë:

 

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.80 m me një rritje prej 10 cm me orën 15.00 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.25 m me një rritje prej 5 cm me orën 15 ( kuota max 8.70 m ).

 

Rruga Prekal – Mali Shoshit – Ndrejaj është e bllokuar nga rreshqitjet e dherave e gureve.

Eshte bere hapja e rruges Mes-Ura e Shtrenjte e cila ishte bllokuar nga rreshqitja e nje masivi dherash, naten e kaluar./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat