Secondary Adv

2022, inflacioni ne vendin tone regjistroi nivelin me te larte ne 24 vite

Në vitin 2022 rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) ishte 6.7 % duke shënuar nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit.

 

Ky nivel i ri i inflacionit vjen pas një stabiliteti të gjatë ku që nga 2012-ta, inflacioni vjetor ka qenë gjithnjë më i ulët se 2 për qind. Gjatë kësaj periudhe kushtet e financimit si për individët ashtu edhe për qeverinë ishin favorizuese.

 

Rritja e inflacionit përtej mesatares historike të periudhës së tranzicionit nuk është një fenomen shqiptar, por global që u nxit fillimisht nga pandemia Covid-19 dhe më pas lufta në Ukrainë. Të dy këto ngjarje dëmtuan zinxhirët e furnizimit për disa produkte jetike si energjia, nafta dhe ushqimet.

 

Banka Botërore ka analizuar se në vendet me varfëri të lartë, ku bën pjesë edhe Shqipëria rritja e çmimeve është edhe më e dëmshme, për faktin se popullsia gjysmën e konsumit mujor e përdor për ushqime.

 

INSTAT raportoi se familjet shqiptare ne vitin 2021 çuan 41 për qind të shpenzimeve mujore për ushqime. Në vitin 2022 inflacioni i grupi të ushqimeve u rrit me 12 % për qind gati dyfishi i rritjes së përgjithshme të çmimeve.

 

Banka Botërore pak kohë më parë vlerësoi se inflacioni në Shqipëri më së shumti shpreh ndryshimin e çmimeve për shtresën e mesme teksa theksoi se, familjet e varfra në Shqipëri përballen me një inflacion më të lartë se sa raportimet e INSTAT.

 

20% i poshtëm i popullsisë që ka të ardhurat më të ulëta, ka një peshë më të lartë të shpenzimeve mujore për ushqime që arrin më shumë se 60%. Inflacioni është tregues kryesor i ekonomisë në bazë të të cilit qeveria dhe bizneset indeksojnë të gjitha shpenzimet.

 

Psh Qeveria me masën e inflacionit duhet të indeksoje pagat e administratës shtetërore, pensionet, pagesat e ndihmës ekonomike, të papunësisë, etj. Nisur nga situata e re që ka krijuar inflacioni i lartë Banka Botërore ka indeksuar kufijtë varfërisë duke marrë në konsideratë zhvillimet në inflacion.

 

Kufiri i varfërisë në vendet me të ardhura të mesatare ku bën pjesë edhe Shqipëria u rrit në 6.85 USD në ditë nga 5.5 USD në ditë (e matur sipas barazisë së fuqisë blerëse) që ishte vitin e kaluar, me një indeksim me 21 për qind.

 

Me përllogaritjen e re çdo shqiptar që shpenzon më pak se 6.85 USD në ditë quhet i varfër me 2022. Qoftë edhe statistikisht varfëria si fenomen mund të rritet në Shqipëri nga indeksimi i kufirit të varfërisë.

 

Banka përllogariti se, më shumë se 23 % e popullsisë së vendit jeton në varfëri në vitin 2022, por fenomeni pritet të zgjerohet më tej me rreth 8.4% nga kriza e çmimeve të larta.

 

Edhe në perspektiven afatmesme Shqipëria do të mbetet si vendi me varfërinë më të lartë në rajon, por edhe më gjere në Europë./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/2022-inflacioni-mesatar-6-7-niveli-me-i-larte-ne-24-vite-te-varfrit-me-te-ekspozuar/


Më të lexuarat