Secondary Adv

Cmimet e energjise ne Greqi rane per here te pare qe nga vera e 2021

Çmimet e shtitjes me shumicë të energjisë elektrike kanë rënë nën 100 euro për megavat/orë në Greqi për herë të parë në gati 18 muaj.

 

Çmimi i energjisë elektrike për ditën e mërkurë në bursën greke të energjisë është vendosur 86,77 euro/MWh, duke rënë nën nivelin 100 euro për herë të parë nga gushti 2021.

 

Analistët e tregut iu atribuojnë këtë zhvillim një sërë faktorësh, si rritja e burimeve të rinovueshme në energjinë mikse (të cilat së bashku me hidrocentralet, pjesa e tyre kaloi në 61% të totalit), kushtet e mira të motit dhe një rënie të mprehtë të çmimeve të gazit natyror në tregjet globale, aktualisht në 55 euro megavat/orë.

 

Çmimet ranë me 35% për të dytën ditë radhazi./Burimi: Ekathimerini/Monitor https://www.monitor.al/cmimet-e-energjise-ne-greqi-rane-nen-100-euro-mwh-per-here-te-pare-qe-nga-vera-2021/


Më të lexuarat