Secondary Adv

Banoret e 5 majit proteste para Bashkise Tirane: Prej 1 viti pa pergjigje

Banorët e lagjes “5 maji” janë ngritur në protestë para Bashkisë pasi prej 1 viti nuk kanë asnjë shpjegim se çfarë po ndodh me banesat e tyre.

 

Ata e marrin bonusin e qirasë por e cilësojnë të pamjaftueshëm në një kohë kur çmimet janë rritur ndërsa janë edhe të pastrehë. Me akuzat se qeveria i ka grabitur pronat dhe ankesat se janë lënë në mes të 4 rrugëve pa shpjegim, nuk e kursejnë gjuhën e ashpër se do të bëjnë vetëgjyqësi.

 

Njëri prej banorëve thotë se do të qëndrojë në pritje deri në vendimin e gjykatës. "Më 21 janar folëm me Maznikun dhe na thanë në krye të vitit do të hyni në shtëpia.

 

Ajo që duan të bëjnë këtë është vetëm të gënjejnë, aq më shumë kur dëgjon kryetarin e bashkisë që thotë do i sistemojmë sit e ‘5 maji’. Kë ke rregulluar? Na ke shkatërruar".

 

"Nuk e di si të jetojmë me 18 mijë lekë kur qiratë janë 300 euro. Si mund të bëjë bashkia në truallin tim një godinë kur mua nuk më kanë premtuar asgjë. I jam drejtuar të gjitha institucioneve, pres vendimin e gjykatës dhe nuk kam rrugë tjetër derisa të shkoj në vetëgjyqësi."

 

"Tani jemi në një shtëpi me qira te Fresku. Nuk jam kundra të mos bësh rindërtimin por dua lekët. Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos mos më detyrojë të shkoj në ekstrem", thanë banorët.

 

“Sot 1 vit nuk kemi asnjë përgjigje. Sot takova dhe kryetarin e më tha do të kthej përgjigje. Po të kthehesh sot pas 1 viti i gjen gërmadhat më keq se sa kanë qenë që nuk e di kujt i shërbejnë.

 

Nuk e kuptoj pse këta banorë duhet të dalin jashtë me urgjencë, me hedh gaz, me sjell 1000 policë. Për atë gangsterin në Itali, 600 forca ishin. Për neve erdhën 1000 forca, ne s’jemi kriminela.

 

Duke parë rritjen e cmimeve, bonusi nuk del plus që në kontaktet që kemi bërë ne, pagesa bëhet me cmim personi. Nuk kemi përgjigje ende”, tha banori.

 

Kjo situatë ka shkaktuar edhe rritjen e shpopullimit, thotë një tjetër, pasi banorët që kanë mbetur të pastrhë kanë zgjedhur të largohen nga vendi.

 

“Para 1 viti, 164 familje kanë dalë të pastrehë. Mbi gjysma kanë ikur nga ky vend. Avash avash po e bëjnë fushë. Sikur t’i kishin dhënë shtëpinë qoftë edhe njërit, nuk do të kishin ikur.

 

Kam përshtypjen se nuk do të ndalet me kaq, nëse vijon Veliaj dhe Rama, ajo që ka ndodhur vjet më 19 janar vjet të 5 maji, do të ndodhë sërish”, tha banori./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat