Secondary Adv

Raporti: Dializa 3.5 milione euro per seanca te pakryera

Koncesioni i Dializës ka përfituar rreth 412 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për seanca që nuk janë kryer”.

 

Kjo është një prej gjetjeve të raportit analitik të hartuar nga organizata “Together for Life”, që bazohet në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

 

Kjo shifër është përfituar përgjatë një periudhe 5-vjeçare, teksa sipas raportit kompania DiaVita, që administron koncesionin, u pagua për 31,450 seanca dialize të pakryera.

 

Për këtë kontratë për periudhën 2016 – 2021 janë likujduar nga Buxheti i Shtetit rreth 3.97 miliardë lekë, ndërsa mbeten për t’u likuiduar për vitet e mbetura rreth 3.24 miliardë lekë, duke qenë se vlera totale e saj është 7.21 mld lekë apo 60 mln euro.

 

Por, sipas raportit, vlera e investimeve në kontratat e partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë është shumë e ulët në raport me të ardhurat që kanë kompanitë. Për koncesionin e Dializës parashikohen investime në vetëm 1,1 miliardë lekë ose 16% e vlerës së kontratës.

 

Koncesioni i dializës është 1 nga 4 kontratat, që transferojnë një pjesë të shërbimeve shëndetësore tek kompanitë private.

 

Objekti i kësaj kontrate koncesioni është ofrimi i shërbimit të hemodializës pranë spitaleve rajonale Shkodër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Korçë, teksa një pjesë e këtij shërbimi ende sot ofrohet nëpërmjet paketave shëndetësore dhe shërbimit publik spitalor.

 

Sipas kontratës koncesionare 10-vjeçare çmimi i shërbimit për një seancë dialize është 11,203 lekë, pa TVSH./Burimi: SCAN


Më të lexuarat