Secondary Adv

Qindra ankesa per kompanite telefonike, rriten tarifat, ulen sherbimet

Qytetarë të rastësishëm të pyetur nga Tv Scan raportojnë se ankesat i depozitojnë pranë punonjësve të kompanive përkatëse.

 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është institucioni përgjegjës i cili administron ankesat. Tv Scan i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Autritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për të bërë bilancin e një viti të ankesave të administruara.

 

Gjatë 2022, pranë AKEP janë depozituar rreth 525 ankesa e kanë për objekt mosrespektimin e kushteve kontraktuale nga operatorët pra ofruesit e shërbimeve si dhe çështje të mbifaturimit nga ana e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike.

 

Gjithashtu ankesat janë referuar dhe ndaj cilësisë së shërbimit të internetit apo edhe çështje që kanë të bëjnë me procedurat e ndërprerjes së kontratës.

 

Që nga 1 janari i këtij viti, Shqipëria ka vetëm dy kompani telefonike, Vodafone dhe One, pasi kjo e fundit dhe Albtelecom janë blerë nga një grup hungarez e do të ndërveprojnë në një kompani të vetme, One Telekom./Burimi: SCAN


Më të lexuarat