Secondary Adv

Reshje shiu dhe debore ne disa qarqe, akset ku rekomandohet kalimi me zinxhire

Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

 

Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +900 m. Në rrugën e Dardhës nga km 4 -km 13 ,reshje dëbore, trashësia 10 cm deri 25 cm. Në rrugën Korçë-Voskopojë nga km 7- km 18, trashësia 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë km 12 deri km 30 trashësia 5cm – 15 cm.

 

Ndërkohë është punuar dhe punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Në rrugën e Dardhës nga km 8 – km 13 kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore në orët e paradites.

 

Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

 

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës gjatë natës ka patur reshje shiu me intesitet deri në mesatar të shoqëruara me erë të fortë, reshje që vazhdojnë dhe në mëngjes. Nga MZSH bashkia Memaliaj njoftohem për një pemë të rëzuar në rrugë Memaliaj.

 

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikse të cilat larguan pemën e rrëzuar nga rruga. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës Memaliaj është i pa ndryshuar që nga dje në mbrëmje, më pak së 4 metër.

 

Në pikmatjen e pacarelës Përmet niveli i Vjosës është 2.4 metër. Furnizimi me energji elektrike në qark është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë.

 

Në bashkitë e tjera të qarkut deri në orën 08: 00 me përjashtim të problemeve të raportuara dhe janë në vëmëndje të punës së strukturave përgjegjëse nuk ka situata të tjera. Mbetemi në kontakt për çdo situatë që mund të krijohet.

 

Shkodër

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte:

 

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m ).

 

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

 

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur. Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023. Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

 

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures). Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat